HomeKRYESOREKlubi italian 'ngre në qiell' mbrojtësin shqiptar, por 'hidhëron' Kombëtaren

Klubi italian ‘ngre në qiell’ mbrojtësin shqiptar, por ‘hidhëron’ Kombëtaren

Klubi italian Empoli ka bërë një përmbledhje të “Azzurrëve” siç i quan ajo lojtarët e vetë, për shkak të ngjyrës blu. Italianët në fjalën e tyre kanë përmendur dhe Shqipërinë për arsye të Ardian Ismajlit.

Legjionari aktivizohet në ekipin e Serie A dhe është një ndër të paktit futbollist që thirren prej kombëtareve tek skuadra blu. Tosaknët kanë mbetur të kënaqur prej paraqitjeve të “shtyllës” së mbrojtjes, por jo nga ecuria e Kombëtares.

Ata e quajnë edicionin e Nations League të Shqipërisë si të hidhur dhe nuk iu ka pëlqyer aspak me sa duket performanca kuqezi.

Sigurisht ata lavdërojnë qendërmbrojtësin shqiptar Ismajlin, pasi është pjesë e tyre. Por ekipin Kombëtar shqiptar e cilësojnë si të brishtë në Ligën e Kombeve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments