Edhe Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15. Të dyja federatat kanë rënë dakord që sfidat të zhvillohen më 22 dhe 24 qershor.

Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Armand Dama, do të luajnë ndeshjen e parë më 22 qershor, në orën 17:00, në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”. Takimi i dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.

Këto dy përballje vijnë pas miqësoreve të suksesshme në fillim të muajit qershor, ku Shqipëria U-15 mposhti dy herë Zvicrën U-15.

Shqipëri U15 – Maqedoni e Veriut U15, 22.06.2025, ora 17:00, stadiumi “”SRC Biljanini Izvori”, Ohër

Shqipëri U15 – Maqedoni e Veriut U15, 24.06.2025, ora 11:00, stadiumi “Skënderbeu”, Korçë