...
HomeKRYESOREKontrata, Guardiola duhet të vendosë deri në dhjetor/ Siti i jep “ultimatum”...

Kontrata, Guardiola duhet të vendosë deri në dhjetor/ Siti i jep “ultimatum” trajnerit

Drejtuesit e Mançester Sitit duan që Pep Guardiola të marrë një vendim për të ardhmen e tij përpara Krishtlindjeve. Trajneri ka lënë të kuptohet se koha e tij në “Etihad Stadium” mund të jetë afër fundit të saj, ndërsa thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë se katalanasi mund të marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë.

Guardiola pranoi javën e kaluar se motivimi për të fituar një tjetër Premier Ligë nuk është aty për momentin. 53-vjeçari e bëri deklaratën e tij të guximshme me sigurinë se do ta rizbulojë atë uri për një titull të pestë radhazi kampion në muajin e fundit të sezonit.

Por ky qëndrim mund t’u japë tifozëve dyshime se në mendjen e Guardiolës ai po e konsideron të ardhmen e tij me”Qytetarët”.

Guardiola ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me klubin e Mançesterit dhe pranoi sezonin e kaluar se ai është më afër largimit sesa qëndrimit.

Por tani “Sky Sports” ka zbuluar se shefat e Mançester Sitit i kanë dhënë menaxherit një afat për vendimin e tij, pasi ata kërkojnë të përgatiten për një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit. Dhe duke ditur fatin e stolit të tyre në fund të dhjetorit, ata do të kenë kohën e mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues të mundshëm.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.