HomeKRYESOREKristjan Asllani zyrtarisht futbollist i Torinos

Kristjan Asllani zyrtarisht futbollist i Torinos

Pritjes së Kristjan Asllanit i ka ardhur fundi. Mesfushori i kombëtares shqiptare është prezantuar edhe zyrtarisht si futbollist i Torinos. Pavarësisht kryerjes së testeve mjekësore dhe firmës në kontratë që prej së enjtes, 23-vjeçari ka marrë tashmë “OK” nga Interi dhe Liga italiane e futbollit për t’u bashkuar me klubin torinez. Asllani bashkohet me ekipin e teknikut Baroni në formulën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit nga Interi.

Operacioni që dërgon 23-vjeçarin te Torino do të kushtojë në total rreth 13.5 milionë euro, e ndarë në 1.5 milion euro për huazimin dhe më pas për blerjen përfundimtare. Ish-mesfushori i Empolit do të zëvendësojë Samuele Riçin dhe do të jetë shtylla kryesore e skemave të teknikut, Marko Baroni.

Shqiptari largohet nga Interi ku luajti tre vitet e fundit, duke bërë 99 paraqitje dhe shënuar katër gola. Asllani pritet të shtojë kreativitet dhe energji në mesfushën e Torinos, duke qenë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, ndërsa gjen si shok skuadre lojtarin tjetër të kombëtares shqiptare Ardian Ismajlin. Për 23-vjeçarin shqiptar kishte interes edhe nga Bolonja, por që nuk përmbushi kërkesat për pagën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments