Hans Joakim Vatske është kryetari i Bundesligës në Gjermani. Dhe numri 1 e ka bërë të qartë, që nuk do të zhvillohen ndeshje jashtë vendit.
“Për sa kohë jam përgjegjës për kampionatin, nuk do të ketë ndeshje të Bundesligës jashtë. E ndaluar kategorisht”. Gjermania i mbyll derën kështu ofertave arabe, që janë mjaft të mira për financat.
Italia dhe Spanja kanë preferuar të luajnë ndeshje jashtë për kompeticione si Kupa dhe Superkupa. Tifozët e klubeve pjesëmarrëse janë shprehur hapur kundër vendimeve të tilla.
Dhe Hans Joakim Vatske do i qëndrojë besnik mënyrës së vjetër. Siç dihet tifozët në Gjermani janë po ashtu shumë tradicionalë dhe nuk do ta mbështesnin aspak idenë për ta luajtur një ndeshje jashtë.