Tibo Kurtua do të rinovojë kontratën me Real Madridin. MARCA, raporton se portieri belg, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026, ka vendosur t’i përkushtohet klubit për një sezon tjetër.
Nuk ka asnjë klauzolë të lidhur me numrin e ndeshjeve ose skenarë të tjerë që do të çonin në një zgjatje shtesë 12-mujore.
Marrëveshja me 33-vjeçarin, është finalizuar dhe kështu, më 4 gusht, ai do ta fillojë sezonin me një kontratë të re te Real Madrid deri në vitin 2027.
Po Lunin? Interesi i Vijarealit është përfolur ditët e fundit, por portieri ukrainas duket i vendosur të qëndrojë te Real Madrid, ai ka një kontratë deri në vitin 2030 pavarësisht pranisë së garantuar të belgut.