Në një natë historike për futbollin francez, Paris Saint-Germaini triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj Interit në finale të Ligës së Kampionëve, duke siguruar titullin e parë të këtij niveli për klubin.
Ndeshja u zhvillua në Allianz Arena të Mynihut, dhe përfundoi me një dominim të plotë të skuadrës pariziene.
Në një postim në Instagram, Kylian Mbappé, ish-lojtari i PSG-së, e uroi klubin për këtë sukses.
“Dita e madhe ka ardhur, fitore dhe me mënyrën e një klubi të tërë, urime PSG-së”, ka shkruar Mbappe.
Ky mesazh i thjeshtë por i ngarkuar me emocion vjen nga një prej figurave më të shquara në historinë moderne të klubit.
Mbappé, i cili u largua nga PSG në verën e vitit 2024 për t’iu bashkuar Real Madridit, ka mbetur i lidhur emocionalisht me klubin parizien pas gjashtë sezoneve të paharrueshme, 256 ndeshjeve, 224 golave dhe pesë titujve radhazi të Ligue 1.
Urimi i tij pas fitores është më shumë se një formalitet. Është një shenjë e qartë e respektit, nostalgjisë dhe lidhjes së tij të vazhdueshme me PSG-në, një klub që e ndihmoi të rritej dhe të bëhej një nga futbollistët më të mëdhenj të gjeneratës së tij.
Ky triumf i PSG-së është një moment historik për klubin dhe për futbollin francez në përgjithësi.
Luis Enrique shfaqi se me një strategji të duhur dhe një ekip të bashkuar, ëndrrat mund të bëhen realitet./Telegrafi/