Klevis Hasanbelli do të vijojë karrierën te Laçi në Kategorinë e Parë. Gardiani 28-vjeçar rikthehet te kurbinasit teksa më herët ka veshur fanellën e bardhezinjve gjatë sezoneve 2018/2019 si dhe 2019/2020. 

Hasanbelli ka një eksperiencë të kënaqshme në futbollin shqiptar, teksa numëron 51 ndeshje në Kategorinë Superiore, 25 në Kategorinë e Parë dhe 14 në Kupën e Shqipërisë.  

28-vjeçari ka qenë më herët pjesë e Egnatias, Pogradecit, Erzenit dhe Bylisit. Klevis Hasanbelli, do t’i bashkohet grupit duke nisur nga dita e hënë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare:  

POSTIMI I LAÇIT:  

KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin Klevis Hasanbelli, i cili do t’i bashkohet grupit duke nisur nga dita e hënë.

28-vjeçari ka qenë më herët pjesë e Egnatias, Pogradecit, Ereznit dhe Bylisit, teksa sezonin a ardhshëm do të mbrojë kuadratin bardhezi.

Mirësevjen Klevis Hasanbelli!