Pau Victor dhe Dani Olmo mund të marrin frymë sërish të qetë! Diçka që e kanë bërë zakon këtë sezon. Dyshja do të jetë në dispozicion për pjesën tjetër të sezonit për Barcelonën, pasi përpjekja e La Liga-s për të siguruar një urdhër ndalues kundër tyre për të luatjur, u refuzua.

Victor dhe Olmo u çregjistruan nga La Liga në fillim të Janarit, për shkak të një mosmarrëveshjeje për kufirin e pagave me Barcelonën, me ligën që pretendonte se kishin humbur afatin e përcaktuar.

Por sipas klubit blaugrana, ata kanë respektuar të gjitha afatet kohore dhe pas apelimit në Komisionin e Lartë të Sporteve, depozituan për një urdhër që të mbanin dyshen e lojtarëve të regjistruar dhe të gatshëm për të luajtur, pavarësisht se ata humbën ndeshjet kundër Barbastro dhe Athletic gjatë kësaj kohe.

La Liga e ka apelur çështjen në Gjykatën e Vendimeve të debatueshme, pro kjo do të dojë disa kohë që të zgjidhet. Por betejën e radhës e fituan katalanasit, pasi kërkesa për të ndaluar dy lojtarët të regjistrohen u hodh poshtë.

Midis të dyja palëve ka një luftë të fortë në distancë. Së fundmi, blaugranat dhanë një përgjigje të fortë pas vendimit të La Liga-s, për të ulur kufirin e tyre të pagave. Barcelona në shenjë proteste lajmëroi se do të largohej nga Komisioni i Delegatëve së bashku me klubet e tjera, Celta Vigo dhe Las Palmas.