Nga Maringlen ZHIVANI
Prej disa ditësh, emri i tij qarkullon në ambientin e klubit të Vllaznisë si një afrim i mundshëm. Fjala është për Esin Hakaj, mbrojtësi shkodran që është afrimi i rradhës i kuqebluve.
Kjo gjë pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, pasi edhe vetë 28-vjeçari ishte i pranishëm në seancën e sotme stërvitore me ekipin, gjë që vërteton gjithçka që ai do të jetë futbollisti i ri i Vllaznisë.
Nga ajo çfarë mësohet në burime pranë klubit, Hakaj ka firmosur zyrtarisht edhe kontratën dhe pasditën e sotme, ka dalë në stërvitje. Në sezonin 2024-2025, 28-vjeçari ishte pjesë e Elbasanit, teksa më parë ai është aktivizuar edhe me Partizanin dhe Teutën.
Mesa duket, edhe trajneri Martini i ka vlerësuar shumë cilësitë e tij dhe prandaj, ka kërkuar që Esin Hakaj të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ri.(www.shkodrasport.com)