Nga Maringlen ZHIVANI

Sulmuesi i talentuar pukjan, Kevin Dodaj, është transferuar zyrtarisht nga Vllaznia te klubi bullgar CSKA Sofia. Lajmi konfirmohet për “Shkodra Sport” nga burime zyrtare të klubit kuqeblu, por edhe nga vetë burime pranë futbollistit.

19-vjeçari, i cili ka spikatur në Abissnet Superiore dhe në ndeshjet europiane me paraqitjet e tij, ka bërë në këtë mënyrë hapin e radhës në karrierë, duke iu bashkuar një prej ekipeve më të njohura në Bullgari.

Kalimi i tij te CSKA Sofia shihet si një mundësi e madhe për të vazhduar zhvillimin dhe për t’u afirmuar në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme pritet të zbulohen të tjera detaje rreth transferimit të Dodajt te CSKA Sofia.