HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Partizani mbetet pa trajner, ikën Skënder Gega

LAJMI I FUNDIT/ Partizani mbetet pa trajner, ikën Skënder Gega

Ndodh edhe keshtu. Saktesisht nje muaj para startit te kampionatit, Partizani ka mbetur pa trajner. Kjo sepse Skender Gega ka paraqitur doreheqjen nga pankina e kesaj skuadre.

Nje gje e tille konfirmohet zyrtarisht nga ana e vete klubit te kuq permes nje komunikate te shperndare per mediat pak minuta me pare teksa ne te shkruhet:

“ZYRTARE

FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.

E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim”.

Ne klubin e kuq flitet te kete perplasje te medha ne mes drejtuesve te klubit dhe stafit teknik ne lidhje me merkaton dhe anen teknik, çka ka bere qe Gega te mos jete i qete ne punen e tij dhe me siguri kjo eshte arsyeja pse ka vendosur te largohet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments