Nga Maringlen ZHIVANI
Lajmi i shumepritur prej tifozeve te Vllaznise sapo ka mberritur. Charles Bismark eshte zyrtarisht futbollist i kesaj skuadre. Gazeta “Shkodra Sport” meson se klubi shkodran dhe ai korçar sapo kane arritur nje marreveshje per huazimin e ketij futbollisti deri ne fund te sezonit 2025-2026.
Natyrisht qe ky eshte nje lajm shume i mire sepse Bismark i beri per vete te gjithe me paraqitjet e tij me fanellen kuqeblu ne ndeshjet europiane dhe prandaj shpresat ishin te medha qe ai te luante serish per Vllaznine edhe ne sezonin e ri.
Presidenti i Skenderbeut Takaj ia kishte premtuar Xhaferit se nese Bismark nuk do te largohej per jashte, ai do te vinte ne Shkoder ne forme huazimi dhe e ka mbajtur fjalen teksa mbremjen esotme eshte firmosur edhe marreveshja mes paleve.
Ne kete menyre, tashme trajneri Martini do te kete ne dispozicion edhe nje tjeter lojtar cilesor dhe me te Vllaznia sigurisht qe eshte me e forte dhe nje pretendente e forte per fitimin e titullit kampion.(www.shkodrasport.com)