U largua Ildi Gruda, por Vllaznia ofron nje tjeter sulmues. Behet fjale per Edon Muratajn, shqiptarin me pasaporte belge i cili karrieren e tij e ka patur fillimisht tek Akademia e Antverp dhe ka luajtur deri me ekipin U21 te tij, nderkohe qe ne dy sezonet e fundit ka luajtur ne Austri me SV Lafnitz.
Ai ka mberritur prej dy ditesh ne Shkoder dhe pasi ka kryer edhe kontrollet mjekesore, sot ka hedhur firme ne kontrate. Nga njoftimi i shperndare nga klubi Vllaznia behet fjale per nje kontrate njevjeçare, me te drejte zgjatje edhe per nje tjeter.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga dita e sotme pjesë e tij është bërë edhe futbollisti Edon Murataj. Me këtë lojtar, i cili pas pak ditësh mbush 23 vjeç, drejtuesit e klubit kanë firmosur një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe një sezon tjetër.
Murataj luan në rolin e sulmuesit të krahut dhe është formuar si futbollist në Belgjikë tek klubi i Antëerp, ndërsa në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e futbollit austriak.
Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Edon!”- shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran.