Vllaznia zyrtarizon blerjen e rradhes. Behet fjale per portierin gjerman Leon Pohls. Ky i fundit prej gjashte sezonesh ka qene pjese e klubit irlandez Shamrock Rovers dhe tashme ai ka arritur nje marreveshje me shkodranet per transferimin e tij tek kuqeblute.
Pohls mesohet te kete firmosur nje kontrate njevjeçare me te drejte zgjatje edhe per nje sezon tjeter me Vllaznine. Ne kete menyre, tashme bashke edhe me Qarrin e Jukajn, konkurrenca per porten kuqeblu pritet te jete edhe me e madhe dhe ajo te shnderrohet ne nje nga pikat me te forta te kesaj skuadre.
Njekohesisht gazeta meson se portieri gjerman eshte bere edhe pjese e listes se federimit te Vllaznise per ne turin e dyte te “UEFA Europa Conference League” dhe si rrjedhoje do te jete i gatshem per stafin teknik qe ne ndeshjen e rradhes ndaj Vikingur.(www.shkodrasport.com)