Zyrtarizohet lajmi i publikuar dy dite me pare nga gazeta “Shkodra Sport”. Klubi i Futbollit Vllaznia ka bere te ditur se ka firmosur kontrate me futbollistin Esin Hakaj. Ne kete menyre drejtuesit kuqeblu kane rikthyer ne shtepi nje tjeter futbollist shkodran.

Nje gje e tille eshte bere e ditur permes faqes zyrtare ku shkruhet:

ESIN HAKAJ RIKTHEHET NË SHTËPI


KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka rikthyer në skuadër një tjetë futbollist- produkt të saj. Mbrojtësi Esin Hakaj pas një sezoni me AF Elbasani, do të jetë sërish i veshur me fanellën kuqeblu në sezonin e ri.
Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Esin Hakaj!

Ne kete menyre pas firmave me Arsid Krujen dhe Aleksander Kuro, apo dhe me rinovimin e kontrates me Erdenis Gurishten dhe tashme firma e rradhes me Esin Hakajn, do te thote se reparti i mbrojtjes se Vllaznise mund te konsiderohet i kompletuar, pavaresisht se priten te tjera perforcime.