Ikona polake e futbollit Zbigniew Boniek ka kritikuar publikisht Hansi Flick për taktikat e tij në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League të Barcelonës kundër Interit.
Katalanasit u eliminuan pas një humbjeje shkatërruese 4-3 në San Siro, dhe Boniek beson se kjo nuk kishte pse të ndodhte.
Duke folur me Polsat Sport, Boniek nuk pati probleme të kritikonte taktikat e Flick. Ai shpjegoi se Interi ishte tashmë i lodhur dhe se Barcelona duhej të kishte përfituar duke përforcuar mesfushën ose mbrojtjen:
“Lojtarët e Interit ishin të rraskapitur. Në vend që të sillnin një sulmues, kishte më shumë kuptim të mbushnin mesfushën ose të shtonin një mbrojtës. Goli i tyre i barazimit erdhi nga një qendërmbrojtës i cili ishte plotësisht i pambuluar në zonë”.
Sipas Boniek, Blaugranët bënë gabime “të thjeshta” që i kushtuan shumë:
“Barcelona gaboi gjithçka. Ekipi luan futboll shumë të mirë, por për shkak të gabimeve të thjeshta, ata humbën finalen e Champions League”./telesport/