Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka komentuar lajmet më të fundit për një firmë të mundshme të Karlo Ançelotit me Federatën Braziliane të Futbollit.
Gjithçka pritet të zyrtarizohet pas “El Clasico”-s, që luhet të dielën për t’i dhënë fund një telenovele që zgjat prej së paku dy vitesh. Braziliani, i cili ka qenë i pranishëm në Madrid, duke folur për këtë temë është shprehur:
“Po, më pëlqen Karlo, ai është një nga më të mirët në botë dhe e ka treguar këtë në të gjitha klubet ku ka qenë, veçanërisht te Reali i Madridit.
Nëse presidenti i CBF-së e zgjedh atë, do të isha shumë i lumtur, do të isha i lumtur që ai po vjen të drejtojë Brazilin”.