Fitorja ndaj Breidablik në raundin e parë të Champions League ka rritur optimizmin te Egnatia. Por puna për çështjen “kualifkim” nuk ka mbaruar ende, pasi ka edhe një ndeshje tjetër, ajo e kthimit. Megjithatë nuk ka lajme vetëm të mira të rrogozhinasit.
Thuhet së fundmi se lideri i mbrojtjes te ekipi i Edlir Tetovës, Zamiq Aliyev është pranë largimit.
Destinacioni i radhës për 24-vjeçarin do të jetë Ukraina, konkretisht skuadra e NK Veres Rivne.
Ende janë të paqarta shifrat e kësaj lëvizje, por kuptohet se Egntaia do të përfitojë mjaftueshëm në të ardhura. Vlera e Aliyev sipas “Transfermarkt” arrinë deri në 350 mijë euro. Zamiq prej 2024 është bërë edhe pjesë e kombëtares së Azerbajxhanit.