Klubi i Vllaznisë ka dorëzuar në UEFA listën me emrat e lojtarëve të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për turin e parë në Ligën e Konferencës ndaj letonezëve të Daugavspils.

Shkodranët kanë dorëzuar një listë të mbushur kryesisht me lojtarë me tipare mbrojtëse, të përforcuar edhe me afrimet apo huazimet e kryera gjatë verës me emra si Hakaj, Kruja, Kuros, Gjini e Jazxhi.

Ndërkohë, alternativat në repartin e avancuar apo në fazën ofensive duken minimale, të paktën në këtë tur të parë të kompeticionit ndërkombëtar, pasi në Shkodër presin përforcime të tjera nëse ia dalin të kalojnë në turin tjetër.

LISTA

PORTIERË: Kristi Qarri, Aron Jukaj, Rezart Bunjaj

MBROJTËS: Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Artan Jazxhi, Melos Bajrami, Ersin Hakaj, Andrej Jago, Amir Brahimi, Aleksandros Kuros, Elmando Gjini

MESFUSHORË: Ardit Krymi, Arsid Kruja, Eslit Sala, Esat Mala, Klinti Qato, Ensar Tafili

SULMUES: Bekim Balaj, Kevin Dodaj, Antonio Delaj, Alfred Mensah

Përpos këtyre lojtarë, Vllaznia ka federuar edhe tre lojtarët e rinj në listën B, pikërisht Xhoel Hajdarin, Aris Arën dhe Gerald Kubazin. Bashkë me to është plotësuar në këtë mënyrë edhe lista prej 25 lojtarësh me të cilët Vllaznia do të luajë në turin e parë të këtij kompeticioni.