Vllaznia do të luajë sot në transfertën e Daugavpils, prej orës 17:00.

Kuqeblutë kanë për detyrë, që në Letoni të përmbysin humbjen 0 me 1 që pësuan në “Elbasan Arena”.

Edi Martini ka ndërtuar një formacion, që sërish ka mungesa për shkak dëmtimesh.

Jazxhi i mungon mbrojtjes për shkak dëmtimi. Esat Mala është rikthyer, por qëndron i gatshëm nga stoli në stadiumin “”LNK Sporta Parks”.

LIVE DAUGAVPILS-VLLAZNIA 0-1
22′ Mensah

NGJARJET KRYESORE

22’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një harkimi të Gurishtës nga e djathta, Mensah ia del të kthejë topin në rrjetën e vendasve duke mposhtur portierin. (VIDEO)

16’ Një harkim nga e majta gjen në zonë Balajn i cili ul sferën për Mensah, por portieri vendas mbërthen topin para sulmuesit të shkodranëve. (VIDEO)

12’ Kudelkins devijon drejt portës pas një goditje këndi, Qarri grushton dhe shmang golin. (VIDEO)

10’ Dodaj bën tentativën e parë në portë me një gjuajtje nga e majta, portieri Beks kontrollon në pozicion. (VIDEO)

7’ Vetëm Vllaznia në këto minuta në fushë, por harkimet në zonë spastrohen nga mbrojtja e letonezëve.

3’ Harkim nga e djathta e sulmit shkodran në zonën e vendasve, portieri del e mbërthen sferën.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të vendasve.

FORMACIONET ZYRTARE

DAUGAVPILS: Beks, Kudelkins, Uilliams, Tati, Mihalkovs, Minins, Ivanovs, Diakite, Kukurs, Diallo, Lizunovs.
Trajner: Kirils Kurbatov

VLLAZNIA: Qarri, Bajrami, Kuros, Gurishta, Jago, Krymi, Qato, Kruja, Dodaj, Mensah, Balaj.
Trajner: Edi Martini