Vllaznia do të luajë sot në transfertën e Daugavpils, prej orës 17:00. Kuqeblutë kanë për detyrë, që në Letoni të përmbysin humbjen 0 me 1 që pësuan në “Elbasan Arena”.
Edi Martini ka ndërtuar një formacion, që sërish ka mungesa për shkak dëmtimesh. Jazxhi i mungon mbrojtjes për shkak dëmtimi. Esat Mala është rikthyer, por qëndron i gatshëm nga stoli në stadiumin “”LNK Sporta Parks”.
Në stol për Vllazninë qëndrojnë: Jukaj, Pusi, Sala, Hajdari, Ara, Mala, Hakaj, Kubazi, Brahimi, Tafili, Delaj dhe Gjini.
LIVE DAUGAVPILS-VLLAZNIA 2-2
33′ Uilliams, 36′ Diallo / 22′ Mensah, 45’+1′ Jago
NGJARJET KRYESORE
45’+1’ GOOOL VLLAZNIA! Jago merr topin para zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë që befason portierin vendas duke barazuar shifrat. (VIDEO)
40’ Përpjekje të Vllaznisë të gjejë përsëri ritmin sulmues, por tashmë vendasit janë rreshtuar në mbrojtje me forca të shumta.
36’ Tjetër gol nga vendasit! Këtë herë harkimi nga e majta gjen Diallo i cili po me kokë mposht Qarrin. (VIDEO)
33’ Vllaznia e pëson! Pas zhvillimi të një goditje dënimi, harkimi i Mihalcovs gjen të vetëm Uilliams në të djathtën dhe gjuajtja e këtij të fundit me kokë mposht Qarrin. (VIDEO)
32’ Zëvendësim i detyruar të Vllaznia pas Qato ka probleme e nuk mund të vazhdojë, duke i lënë vendin Salës.
31’ Kuros është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë në këtë ndeshje.
27’ Vllaznia nuk ul ritmin dhe vazhdon të shtyjë drejt portës kundërshtare në kërkim të një tjetër goli.
22’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një harkimi të Gurishtës nga e djathta, Mensah ia del të kthejë topin në rrjetën e vendasve duke mposhtur portierin. (VIDEO)
16’ Një harkim nga e majta gjen në zonë Balajn i cili ul sferën për Mensah, por portieri vendas mbërthen topin para sulmuesit të shkodranëve. (VIDEO)
12’ Kudelkins devijon drejt portës pas një goditje këndi, Qarri grushton dhe shmang golin. (VIDEO)
10’ Dodaj bën tentativën e parë në portë me një gjuajtje nga e majta, portieri Beks kontrollon në pozicion. (VIDEO)
7’ Vetëm Vllaznia në këto minuta në fushë, por harkimet në zonë spastrohen nga mbrojtja e letonezëve.
3’ Harkim nga e djathta e sulmit shkodran në zonën e vendasve, portieri del e mbërthen sferën.
1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të vendasve.
FORMACIONET ZYRTARE
DAUGAVPILS: Beks, Kudelkins, Uilliams, Tati, Mihalkovs, Minins, Ivanovs, Diakite, Kukurs, Diallo, Lizunovs.
Trajner: Kirils Kurbatov
VLLAZNIA: Qarri, Bajrami, Kuros, Gurishta, Jago, Krymi, Qato, Kruja, Dodaj, Mensah, Balaj.
Trajner: Edi Martini