Partizani dhe Vllaznia padyshim është përballja më e zjarrtë e kësaj jave në Superiore

Dy skuadra që vijnë me pretendime të mëdha, fitimin e kampionatit në fund të sezonit. Të kuqtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit me Elbasanin dhe shkodranët pas fitores kundër Laçit. Ekipet duan fitoren për ti marrë kreun Dinamos, i cila do të luajë nesër me Egnatian.

LIVE PARTIZANI-VLLAZNIA 1-0
2′ Cara

NGJARJET KRYESORE

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Partizanit.

45’+1’ Rrapaj nga e majta gjen hapësirën dhe nga fundorja kërkon një gol të pamundur, Jukaj është i vëmendshëm. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Kahrimanoviç provon nga jashtë zonës, gjuajtja e tij kalon shumë lart mbi traversë.

43’ Krymi nuk mund të vazhdojë më dhe i lë vendin në fushë Tafilit.

39’ Protesta të Vllaznisë për një faull në sulm të dhënë në favor të Partizanit pas një dueli Dodaj-Janjeva. (VIDEO)

38’ Bintsuka shfaqet para Jukajt, por ndalet nga gardiani i kuqebluve. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.

32’ Aksion i gjatë i shkodranëve me topin që kalon sa në një anë të zonës, në tjetrën, por pa gjetur hapësirën për të gjuajtur në portën e Qirkos.

32’ Dodaj nis një pasim shumë interesant në qendër për Delajn, i cili nuk ia del të devijojë para Qirkos.

30’ Buxhelaj ndëshkohet me karton të verdhë pasi hedh jashtë fushe Dodajn i cili ishte nisur në të majtën e sulmit shkodran. (VIDEO)

28’ Rrapaj nga e majta gjen hapësirë për të gjuajtur, por sfera shkon në duart e Jukajt. (VIDEO)

24’ Balaj nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë, por sfera shkon mbi traversë.

22’ Probleme pas një përplasje me Zekën për Krymin, i cili gjithsesi provon të kthehet në fushën e lojës e vazhdojë ndeshjen.

19’ Buxhelaj nis topin në qendër për Bintsuka, i cili gjuan por ndalet nga dalja e Jukajt. (VIDEO)

17’ Rrapaj depërton në zonë nga e djathta, gjuajtja e tij ndalet nga Jukaj, më pas sfera shkon te Cara i cili gjuan në mënyrë të gabuar jashtë. (VIDEO)

14’ Bintsuka rrëzohet në zonë pas një kontakti me Pusin, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

11’ Shfaqet rrezikshëm edhe Vllaznia me një harkim të Malës në zonë për Balajn, Preka devijon e më pas sulmuesi shkodran i cili nuk ia del të gjejë portën. (VIDEO)

6’ Tjetër rast i artë për Partizanin, pasi një harkim nga e majta gjen Bintsuka, i cili me kokë gjuan por godet traversën. (VIDEO)

2’ GOOOL PARTIZANI! Aksioni i shpejtë i të kuqve, Rrapaj pason për Carën në të majtën dhe sulmuesi nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

bandicam 2024-12-20 19-04-58-207

1’ Nis dueli në “Arenën e Demave”.