Vllaznia pret sot në “Elbasan Arena” skuadrën e Daugavpils në ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës. Shkodranët e nisin si pretendentë për kalimin e turit dhe duken të favorizuar përballë letonezëve.

Ekipi shkodran ka bërë disa lëvizje të rëndësishme për të përforcuar radhët gjatë merkatos së verës, por bie në sy se një prej afrimeve më të rëndësishme, Artan Jazxhi, nuk është as në formacion dhe as në tribunë për ndeshjen e sotme. Gjithashtu, nga pankina e nisin ndeshjen edhe emra si Mala, Hakaj e Gjini.

LIVE: VLLAZNIA-DAUGAVPILS 0-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

40′ Shpëton për mrekulli porta e letonezëve, skuadra mike për pak sa nuk shkakton autogol. (VIDEO) 

37′ Sërish rrezikshëm Vllaznia me Dodajn, por talenti shkodran ndalet për herë të dytë në pak minuta nga portieri kundërshtar. Minuta të mira për shkodranët (VIDEO) 

35′ Rast ideal i Vllaznisë, me Dodajn, i cili del i vetëm përballë portierit pas asistit të Qatos, por tentativa e tij ndalet me këmbë nga portieri kundërshtar. (VIDEO) 

25′ Pranë golit Vllaznia, me Arsid Krujën, që provon me një gjuajtje befasuese nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit (VIDEO) 

23′ Lizunovs është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Gurishtës.

15′ Dueli nis i qetë me Vllazninë që shfaqet më kërkuese, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”