Ndeshja mes Vllaznisë dhe Egnatias çon sot siparin e Kategorisë Superiore në edicionin e saj të 87-të.
Një ndeshje e denjë për hapjen, pasi përsëritet finalja e sezonit të kaluar, kur ishin pikërisht këto dy ekipe që u përballën në ndeshjen për titullin.
Shkodranët kanë bërë lëvizje të shumta në përbërjen e tyre dhe disa nga afrimet e bujshme të verës janë edhe në formacionin e sotëm të kuqebluve, përfshirë edhe debutuesin Dros që iu bashkua ekipit pak ditë më parë.
Ndërsa Tetova ka hedhur në fushë nga minuta e parë përveç Selmanit të afirmuar në Europë, edhe afrimin më të fundit, sulmuesin Nikola Buriç.
LIVE VLLAZNIA-EGNATIA 1-0
19′ Gurishta