Gjatë ndeshjes City FC Abuja-JKU FC, në Tanzani, një tufë bletësh detyroi arbitrin të ndalonte lojën për sigurinë e lojtarëve. Futbollistët u këshilluan të shtriheshin menjëherë përtokë, të qëndronin të qetë dhe të mos lëviznin për të shmangur pickimet. Episodi ndodhi gjatë një turneu parasezonal, ndërsa tifozët u udhëzuan të largoheshin me kujdes nag stadiumi. Ndeshja rifilloi më vonë dhe përfundoi 2-1.
Episodi në fjalë ndodhi në minutën e 77-të, kur mësymja e papritur e bletëve paralajmëroi rrezikun. Lojtarët, stafi dhe kameramanët u shtrinë në tokë, disa nën stola, duke qëndruar të qetë deri sa tufat e bletëve u larguan. Metoda e shtrirjes përtokë është e provuar në kësi rastesh, sepse zvogëlon prezencën dhe lëvizjet që mund t’iu dërgojnë sinjale bletëve, duke reduktuar pickimet.
Shkaku i sulmit të bletëve nuk është i qartë, por besohet se moti i pazakontë, pemët me lule pranë fushës dhe zhurmat e tifozëve mund ta kenë nxitur këtë reagim. Në folklorin lokal, ngjarje të tilla konsiderohen edhe si shenja nga natyra./telesport/