HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELojtari i javës në Superiore, sulmuesi shkodran shkëlqen me Flamurtarin

Lojtari i javës në Superiore, sulmuesi shkodran shkëlqen me Flamurtarin

Nga Endri ÇINARI

Ishte ndoshta futbollisti më i mirë i Superiores për javën e dytë të kampionatit. Ku me dopietën e tij, por edhe paraqitjen që zhvilloi ishte vendimtar në barazimin 3-3 që Flamurtari arriti ndaj Bylis. Fjala është për futbollistin shkodran të vlonjatëve, Erald Maksutin. Sulmuesin i cili këtë sezon po luan për herë të parë në Superiore, duke treguar vlerat absolute të tij.

Shtatlarti arriti të shënonte dy herë në barazim 3-3 që kuqezinjtë arritën ndaj mallakastriotëve. Ku nga pakujdesia apo edhe fati, Flamurtari nuk arriti të merrte pikët e plota, që do shtonin edhe vlerën e golave të Makustit. Për t’u rikthyer tek sulmuesi ai është shndërruar menjëherë në titullar tek bregdetarët, pavarësisht se në gjirin e skuadrës janë afruar futbollistë me emër dhe një CV shumë të pasur.

Fakt që duket se nuk e ka stepur aspak ish-futbollistin e Apolonisë, por duket se e ka motivuar akoma më tepër. Duke fituar vendin si sulmuesi kryesor në skuadër e në këtë fillim kampionati duke udhëhequr edhe me gola skuadrën vlonjate. Për Maksutin interes tregoi edhe Vllaznia gjatë merkatos verore, por ishte Flamurtari që këmbënguli deri në fund madje duke paguar edhe për kartonin e tij, një shifër që mendohet se i kalon 100 mijë eurot.

Për Maksutin pas 4 sezonesh në rradhët e Apolonisë, ku në edicionin e fundit shënoi 11 gola, duke bindur kështu për cilësitë dhe aftësitë e tij para portës. Tashmë ka ardhur momentin për të bindur në elitën e futbollit shqiptar, me një nisje shumë pozitive të karrierës së tij në rradhët e Flamurtarit, që duket se kanë bërë një “goditje” në merkato me afrimin e 21-vjeçarit në skuadër.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments