Kapiteni Bekim Balaj realizoi dy gola sot me penallti në fitoren 4-1 të Vllaznisë kundër Partizanit.
Pas përfundimit të ndeshjes, ai u shpreh se e rëndësishme është të shënosh pasi është një përgjegjësi e madhe.
“Normalisht penalltia është një përgjegjësi, është gjithmonë e rëndësishme të shënosh, në një ndeshje si kjo merr një penallti dhe rezultati është 1-0 për kundërshtarin merr akoma vlerë më të madhe ajo penallti.
Ajo penallti e humbur me Egnatian falë edhe skuadrës nuk më la mbresë të madhe pasi ndeshja u zgjidh me rezultatin 2-0 dhe goxha shpejt”, deklaroi ai shkurtimisht për “RTSH Sport”.