HomeKRYESORELuajti titullar në sfidën ku Napoli u shpall kampion, reagon portieri shkodran...

Luajti titullar në sfidën ku Napoli u shpall kampion, reagon portieri shkodran Alen Sherri

Alen Sherri regjistroi 7 paraqitje këtë sezon në Serie A me fanellën e Cagliarit. Ish-portieri i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare luajti mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Napolit ku këta të fundit fituan titullin kampion.

Ditën e sotme, Alen Sherri ka bërë një postim në Instagram për sezonin që kaloi në Serie A. “Rezultat i vështirë për të mbyllur sezonin, por krenarë për udhëtimin që kemi pasur. Pavarësisht ulje-ngritjeve, arritëm objektivat tona dhe treguam rritje të vërtetë si ekip.

Në një nivel personal, jam mirënjohës që arrita të jetoj ëndrrën time të fëmijërisë për të qenë pjesë e këtij klubi. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit – do të kthehemi më të fortë! Forza Casteddu!”, shkruan 27-vjeçari shqiptar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments