Fatmir Prenga nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Lojtari e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

24-vjeçari falenderon klubin, tifozët, presidentin, stafin dhe të gjithë shokët për aventurën e tij 1-vjeçare në kryeqytet. Ndër të tjera shkruan se iu është shumë mirënjohës për mundësinë e dhënë.

“Faleminderit Tirona, faleminderit tifozeria mo e bukur,  faleminderit Presidences,  Stafit teknik, faleminderit shokeve te ekipit, ju jam mirnjohes”, shkruan Prenga.

Futbollisti nga Mamurrasi në këtë sezon me bardheblutë ka luajtur në 31 ndeshje, ku ka mundur të shënojë vetëm 2 gola. Gjithashtu ka dhuruar edhe 2 asiste, por që nuk kanë mjaftuar për të qëndruar në kryeqytet.

Tashmë si një futbollist i lirë në treg, do të jetë në pritje të ofertave për të vendosur se ku do të jetë destinacioni i tij i ri.