Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka pohuar se Ousmane Dembele është shumë më lart se lojtarët e tjerë në garën për Topin e Artë.

Enrique shtoi gjithashtu se Dembele i ka përmbushur kriteret e nevojshme për t’u kurorëzuar fituesi i Topit të Artë 2025.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas fitores 4-0 të PSG-së ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube FIFA, Enrique tha:

“Për ta fituar atë duhet të shënosh gola dhe të bësh asiste dhe pastaj t’i sjellësh trofe ekipit tënd.

“Nëse ka një lojtar që i ka bërë të gjitha këto, ai është Ousmane Dembélé. Ai është shumë më lart se lojtarët e tjerë sipas mendimit tim”./telesport/