Pritja e gjatë ka mbaruar, Milani mirëpret zyrtarisht Luka Modric. I sapoardhur nga Kupa e Botës për Klube dhe një lamtumirë e “dhimbshme” me Real Madridin, kroati mbërriti në Milano për të filluar aventurën e tij të re italiane. Pas testeve mjekësore, ai nënshkroi një kontratë njëvjeçare me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër. “Jam i lumtur”, ishin fjalët e para të Modricit drejtuar shumë tifozëve që e brohoritën në ditën e tij të parë në Milano.

Luka Modric bëri komentet e tij të para si lojtar i Milanit: “Jam shumë i lumtur që jam këtu, më presin sfida të mëdha”.

Ky është transferimi i dytë i mesfushës nga kuqezinjtë pas Ricci-t, ndërsa presin përforcime në reparte të tjera. Ardhja e 39-vjeçarit do t’u lejojë tifozëve të harrojnë nënshkrimin e dështuar të Archie Broën, i cili u “rrëmbye” nga Fenerbahce e José Mourinho-s.

Ish-lojtari i Tottenham do të veshë fanellën me numër 14, të veshur sezonin e kaluar nga Tijjani Reijnders, i cili u transferua te Manchester City.