Ndonese ka patur deshire te vazhdoje te luaje edhe nje apo dy sezone te tjera, demtimet e pesuara e kane detyruar te terhiqet nga futbolli i luajtur ne moshen 36 vjeçare. E kemi fjalen per lezhjanin e njohur Renato Malota.

Ne nje prononcim te dhene se fundi per mediat, ai eshte pyetur per momentet e bukura (qe ne fakt i ka patur te shumte dhe te shoqeruar me disa trofe) dhe ato me te veshtirat. Per keto te fundit ka veçuar mbi te gjitha renien nga kategoria me Vllaznine, nje peng ky qe i ka mbetur ne memorie.

“Momente te lumtura kam patur shume, por ka patur edhe te veshtira. Rënia nga kategoria me Vllazninë, ka qenë ndoshta më e rëndi. U bashkova me ekipin në janar dhe bashkë me të gjithë bëmë të pamundurën për ta shpëtuar, por nuk ia dolëm.

Megjithatë, jam krenar që nuk e braktisa. Luajta edhe në Kategorinë e Parë për Vllazninë, ndryshe nga shumë të tjerë që nuk pranuan të zbrisnin për atë fanellë, midis tyre edhe shkodranë”- eshte shprehur Renato Malota.