Mançester Junajtid ka bërë lëvizjen e parë për sezonin e ardhshëm, teksa po përgatitet të zyrtarizojë sulmuesin i cili pritet të jetë titullari i sulmit nën urdhrat e Ruben Amorim. Mateus Kunja do të transferohet pas pak ditësh nga radhët e Ullvërhempton, pasi “djajtë e kuq” do të paguajnë klauzolën e largimit të tij.
Nuk do të jetë një shpenzim i vogël, pasi bëhet fjalë për rreth 73 milionë euro, pasi futbollisti ka një kontratë me “ujqërit” deri në vitin 2029, pasi finalizoi transferimin nga radhët e Atletiko Madrid.
25-vjeçari brazilian ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sezon dhe statistikat e tij me 15 gola të shënuar në një edicion kanë bindur Mançester Junajtid të bëjë gati çekun.
Ata do të veprojnë që në ditët e ardhshme për të mposhtur konkurrencën e klubeve si Arsenal, Njukasëll apo Notingem Forest, të cilat ishin të gatshme të bënin një lëvizje për të siguruar firmën e sulmuesit.