Presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, flet për ndryshimin e trajnerit, që me largimin e Simone Inzagit i detyron zikaltërit të përqendrohen te Kristian Kivu.
“Futbolli karakterizohet nga paparashikueshmëria, jo vetëm në fushë, por edhe pas tavolinës. Të martën, Inzagi tregoi saktë dëshirën për të ndryshuar dhe nuk kishte kushte për të vazhduar së bashku, ne kemi kthyer faqen dhe tani po fillojmë një cikël të ri.
Kam dëgjuar të flitet për konfuzion, por në vend të kësaj kishim një profil shumë të qartë në dorë. Ne e kemi shqyrtuar disponueshmërinë, Fabregas nuk na ka dhënë disponueshmëri dhe në vend të kësaj na ka dhënë Kristian Kivu.
Falë disponueshmërisë së Parmës, ne kemi përshpejtuar dhe shpresoj që brenda një ose dy ditësh ta përcaktojmë atë”, deklaroi Marota.