Nga Maringlen ZHIVANI

Pas fitores me Vikingurin në shifrat 2-1, futbollistët e Vllaznisë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e kthimit në Islandë. Për këtë duel, do të rikuperohet edhe njëri nga futbollistët e shkodranëve.

Fjala është për Klinti Qaton, i cili mungoi në 90-minutat e para në Shkodër. Kuçovari vuajti nga një lëndim që nga ndeshja e dytë ndaj Daugavpils në Letoni dhe tashmë, shpresat janë për një rikuperim të tij për duelin e kthimit.

Gjithsesi, Qato do të jetë në dyshim deri në momentin e fundit për t’u aktivizuar nga minuta e parë apo jo në ndeshjen e kthimit me Vikingurin.(www.shkodrasport.com)