HomeKRYESOREMarts Hummels refuzon dy klubet italiane për t'u transferuar në Premier Ligën...

Marts Hummels refuzon dy klubet italiane për t’u transferuar në Premier Ligën angleze

Mats Hummels karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez Premier Ligë. Qendërmbrojtësi veteran gjerman ka arritur marrëveshje me Brightonin dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të zyrtarizohet nga klubi bardhekaltër.

35-vjeçari kishte shumë oferta si nga Bundesliga ashtu edhe nga skuadrat e tjera evropiane.

Megjithatë mediat gjermane kanë raportuar se Hummels ka pasur dy oferta shumë të mira nga Serie A, por i ka refuzuar ato për Brightonin.

Roma dhe Bologna ishin dy klubet më të interesuara për transferimin e Hummels me parametra zero, megjithatë në fund lojtari preferoi Anglinë.

Hummels do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Brightonin, derisa për të do të jetë aventura e parë jashtë Bundesligës. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments