Shkendija e Tetoves eshte kurorezuar me titullin kampion ne Maqedonine e Veriut. Ajo ka zhvilluar nje kampionat shume te mire dhe si rrjedhoje ne fund ka ngritur kupen duke u kurorezuar si me e mira ne garen me Sileks Kratovo.

Pjese e suksesit te tetovareve ka qene edhe nje shkodran. Behet fjale per mbrojtesin Aleksander Trumçi i cili ne te parin sezon me ta, ka qene menjehere i suksesshem dhe si rrjedhoje ka varur ne qafen e tij medaljen e kampionit.

I transferuar nga Bylis ne fillim te sezonit me kerkesen e vete trajnerit te Shkendise, Trumçi ka bere nje kampionat te mire duke qene ne fushe ne 29 ndeshje me fanellen e kesaj skuadre, duke shenuar edhe nje gol dhe dhene tre asiste. Shifra keto qe tregojne rolin dhe rendesine e ketij futbollisti qe luan ne krahun e djathte te mbrojtjes.

Por ne suksesin e Shkendise kane kontribuar edhe dy ish- futbolliste te Vllaznise, mbrojtesi Mevlan Adili dhe sulmuesi Liridon Latifi, te cilet po ashtu kane dhene kontributin e tyre per titullin kampion.(www.shkodrasport.com)