Gabriel Rroku është një ndër lojtarët e afruar në radhët e skuadrës matjanëve në merkaton e janarit. Pavarësisht rolit mbrojtës, 20- vjeçari Rroku është parë dhe në ndihmë të sulmit. Paraqitja e tij e mirë, sidomos në ndeshjet e fundit është vlerësuar jo vetëm nga drejtuesit, por dhe sportdashësit matjanë.

“Bëmë një sezon mjaft të mirë me Burrelin në sezonin e fundit. Me paraqitjet e bëra, skuadra matjane meritonte të ishte pjesë e Superiores”, u shprehet shkurt për gazetën “Panorama Sport”, shkodrani Gabriel Rroku. Më herët ai ka qenë pjesë e Akademisë “Vllaznia”. Për vazhdimësinë e karrierës, 20-vjeçari shkodran mendon se do të do të jetë pjesë e skuadrës matjane.

“Dëshiroj të jem pjesë e Burrelit edhe në sezonin e ri futbollistik. Jo vetëm ambienti, por dhe ambiciet e kësaj skuadre për vazhdimësinë, shton edhe më shumë dëshirën për të qenë pjesë e kësaj skuadre”, mbyll komentin mbrojtësi shkodran, i cili gjatë aktivizimit me Burrelin, ka mundur të shijojë shënimin e një golit që vulosi dhe fitoren e skuadrës ndaj tropojanëve.