Futbollisti shkodran Kevin Haveri nga sot do te nise nje aventure te re ne futbollin italian. Ai ka firmosur dhe me pas prezantuar tek skuadra e Seria C, Livorno. Ka qene vete kjo e fundit e cila e ka bere te ditur nje gje te tille permes nje postimi ne faqen e saj ku shkruan:
“Kevin Haveri është një lojtar i ri në Livorno 1915 Sport Union! I rritur në klubet rinore të Torinos, ai bën paraqitjet e tij të para zyrtare me Mantovën, Campodarsegon dhe Riminin, me të cilat fiton ngjitjen në Serie C dhe debutimin midis profesionistëve.
Më pas, ai luan midis Ascoli-t, Catanias dhe Messina-s, duke debutuar gjithashtu në Serie B. Të mirëpresim Kevin!”
Ne kete menyre, per 23 vjeçarin tashme do te kete nje eksperience te re ku ai padyshim qe do te synoje te beje me te miren e tij. Kujtojme qe Haveri ka firmosur me klubin e Torinos dy vjet me pare dhe prej atehere eshte huazuar ne skuadra te ndryshme te futbollit te ketij vendi.
Haveri eshte formuar si futbollist tek Akademia AAS ne Shkoder dhe me pas edhe per shkak te shkollimit te tij ka kaluar ne Itali, vend ku vazhdon te luaje futboll, tashme me ekipin e Livornos qe merr pjese ne Seria C. Kujtojmë që futbollist i cili luan si mbrojtës i majtë u ftua për një miqësore me Estoninë në vitin 2022 nga trajneri Edi Reja, në një kohë kur lojtari ishte pjesë e Riminit në Serinë D, kategorinë e katërt italiane.(www.shkodrasport.com)