E ngjitur ne Superlige kete sezon, skuadra e Elbasanit ka pesuar nje ndryshim rrenjesor fale edhe lojtareve te ardhur nga merkatoja. Megjithate miqesorja e fundit ndaj Bylisit (qe u mbyll ne barazim 1-1) tregoi se skuadra ende ka probleme me organiken, sidomos ne prapavije.

Si rrjedhoje duket se domosdoshmeri eshte gjetja e nje qendermbrojtesi tjeter. Per momentin vetem Bruno Lulaj eshte nje lojtar i mirefillte per kete pozicion, ndersa Bruno Telushi eshte “adaptuar” sepse siç dihet, ai luan ne mesfushe.

Gjithashtu, edhe Emiljano Musta po provohet si qendërmbrojtës, që të jetë i përgatitur nëse klubi nuk do t’ia dalë në fund të gjejë një të tillë në lartësinë e Lulajt. Për këtë arsye, këto ditë drejtuesit e klubit janë duke u punuar që të sigurojnë shërbimet e një lojtari të përshtatshëm në këtë zonë të fushës, në mënyrë që dy titullarët e këtij reparti të jenë në të njëjtën lartësi.

Duke folur ne lidhje me merkaton, trajneri Roberto Bordin eshte shprehur: “Mendoj se ndonjë lojtar do të vijë në merkato, të presim dhe të shohim se cili do të jetë. Nuk mund të ndalem në emra, por ndonjë do të vijë për të përforcuar më tej skuadrën, sepse Superliga është tjetër nivel dhe kemi nevojë për të luajtur më fort”: