HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbyllet pa fitues sfida mes Bylisit dhe Tiranës

Mbyllet pa fitues sfida mes Bylisit dhe Tiranës

Ka përfunduar në barazim përballja e javës së parë mes Bylisit dhe Tiranës. Sfida e zhvilluar sot në “Adush Muça” u mbyll me rrjeta të paprekura mes mallakastriotëve dhe kryeqytetasve.

Sfida nisi me vrull nga të dyja ekipet, të cilat kërkuan të gjenin avantazhin, por pa arritur të shënojnë. Një paraqitje të shkëlqyer ka bërë portieri Angelo Tafas duke mbrojtur Tiranën në shumë raste.

Në disa momente, Bylisit nuk i “qeshi fati” duke mos arritur të finalizojnë në portën e bardhebluve.

Bylis 0 – 0 Tirana

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments