HomeKRYESOREMbylli huazimin me Copenhagen, Dortmundi huazon portierin shqiptar te një tjetër ekip

Mbylli huazimin me Copenhagen, Dortmundi huazon portierin shqiptar te një tjetër ekip

Diant Ramaj do të largohet përsëri nga Borussia Dortmund, në një tjetër huazim. Pasi mbylli huazimin e tij në Danimarkë me Copenhagen, tashmë portieri shqiptar është gati për një aventurë të re.

Dortmund dhe Heidenheim kanë arritur marrëveshjen, për huazimin e shqiptarit.

Ramaj do të bashkohet me “kuqeblutë” të cilët po ashtu militojnë në Bundesligë, në një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Kujtojmë se 23-vjeçari është gjithashtu në “radarët” e Kombëtares shqiptare. Ai shihet si e ardhmja e portës kuqezi, edhe pse ende nuk ndonjë akord apo marrëveshje për të veshur fanellën e Shqipërisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments