Faton Neziri është futbollisti më i ri i Dinamos. Mbrojtësi i majtë ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Superligën e Kosovës me Dukagjinin, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.
Në sezonin që lamë pas, 23-vjeçari bëri mjaft mirë. Neziri mori pjesë në 33 ndeshje me fanellën e Dukagjinit, teksa ia doli që të shënonte 3 gola dhe të asistonte në një tjetër.
Njoftimi i Dinamos:
Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë se Faton Neziri është lojtari më i ri i skuadrës sonë. Mbrojtësi i krahut të majtë vesh fanellën blu pas disa eksperiencave në Kosovë, së fundi me Dukagjinin.
Neziri është përforcimi i tretë në merkaton e kësaj vere, pas Ysni Ismailit dhe Florenc Farrukut. Mirë se vjen Faton Neziri!