Nuk ka vetëm afrime, por edhe largime nga skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia. Pasi arriti të fitojë dy tituj kampion në Shqipëri, Arbin Zejnullai ka vendosur të largohet përfundimisht nga Egnatia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori 26-vjeçar në rrjetet e tij sociale.
“Faleminderit Egnatia-Faleminderit Rrogozhine!
Çdo moment që kam kaluar këtu ka qenë i veçantë. Falënderim dhe respekt i pafund për klubin, drejtuesit, stafin teknik, bashkëlojtarët, punonjësit,të gjithë qytetarët e Rrogozhinës dhe sidomos tifozët që më kanë mbështetur pa kushte.
Trajtimi që nga dita e parë, deri sot kur po ndajmë rrugët, më bën ta ndjej Egnatian si shtëpinë time. Do të mbeteni gjithmonë pjesë e imja.
Fundi i këtij kapitulli nuk është fundi i lidhjes time me ju.
Me respekt dhe dashuri,
Bini!”, shkruan Arbin Zejnullai.