Ndonese ende pa trajner, tek Tirana ka nisur puna per forcimin e skuadres me lojtare cilesore. Keshtu, pak minuta me pare klubi bardheblu ka prezantuar sulmuesin e ri. Bëhet fjalë për Serge Tabekou. Bardheblutë njoftojnë se kanë nënshkruar kontratë 1-vjeçare me kamerunasin.REAGIMI
Zyrtare: Serge Tabekou bashkohet me Tiranën!
Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e sulmuesit kamerunas Serge Tabekou, i cili ka firmosur me bardheblutë për sezonin e ri!
Me eksperiencë në kampionate të ndryshme evropiane dhe një profil të shpejtë, teknik e të rrezikshëm në zonë, Tabekou pritet të jetë një armë shtesë në repartin ofensiv të Tiranës.
Mirësevjen në familjen bardheblu, Serge!