Nga Maringlen ZHIVANI

Flamurtari ka realizuar një tjetër goditje të rëndësishme në merkato. Klubi vlonjat ka siguruar shërbimet e sulmuesit shkodran, Erald Maksuti. Kuqezinjtë pritet të zyrtarizojnë në orët në vijim afrimin e rradhës në këtë merkato vere, duke firmosur me sulmuesin e ri shkodran Erald Maksuti.

21-vjeçari vjen nga ekipi i Apolonisë në Kategorinë e Parë dhe shihet si një investim premtues për të ardhmen e skuadrës së Flamurtarit, e cila këtë sezon synon të konfirmohet në elitën e futbollit shqiptar.

Maksuti ka lënë gjurmë, duke realizuar 12-gola dhe duke dhënë tetë assiste në sezonin e fundit, ndërsa paraqitjet e tij të mira i kanë siguruar edhe ftesën e Shqipërisë U-21.

Sulmuesi shkodran është një futbollist i shpejtë, teknik dhe me nuhatje për golin. Tashmë, ai pritet të shtojë konkurrencën në repartin ofensiv të Flamurtarit që po ndërtohet me kujdes nga drejtuesit dhe stafi teknik, në funksion të objektivave të sezonit të ri në Superiore.(www.shkodrasport.com)