HomeKRYESOREMERKATO/ Ish-mbrojtësi i Vllaznisë prezantohet tek skuadra e tij e re

MERKATO/ Ish-mbrojtësi i Vllaznisë prezantohet tek skuadra e tij e re

Milos Stojanoviç ka gjetur klub të ri. Ish-mbrojtësi i Vllaznisë ka firmosur me Hapoel Afulën në Izrael.

Stojanoviç ishte një nga ndarjet e papritura të Vllaznisë, pas përfundimit të sezonit të kaluar. Dhe pse lider i mbrojtjes në dy edicionet e kaluara, palët nuk preferuan ta vazhdojnë bashkëpunimin.

Tashmë karriera e 28-vjeçarit do vazhdojë në ligën e dytë të Izraelit. Mbrojtësi serb e la futbollin shqiptar pas 5 vitesh ku ishte aktiv me Bylisin, Kastriotin dhe së fundmi Vllazninë.

Për Stojanoviç është eksperienca e parë në Izrael. Hapoel Afula luan prej disa vitesh në ligën e dytë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments