HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREMERKATO/ Klubi pretendent i kategorisë së parë shumë pranë akordit me Shpëtim...

MERKATO/ Klubi pretendent i kategorisë së parë shumë pranë akordit me Shpëtim Duron

Shpëtim Duro bëhet gati të kthehet në drejtim në futbollin e vendit tonë, në një klub që ai e njeh shumë mirë. Trajneri i njohur është në diskutime për të marrë drejtimin e skuadrës së Besës së Kavajës.

Skuadra në fjalë drejtohet nga Emiliano Çela, por në Kavajë po mendojnë që të bëjnë një lëvizje duke parë startin jo edhe aq të mirë të kampionatit të Kategorisë së Parë, ku kanë marrë vetëm 2 pikë në barazimet me Kastriotin dhe Korabin në dy javët e para.

Palët janë në diskutime të avancuara pasi Duro është i hapur ndaj bashkëpunimit me kavajasit, të cilët i ka drejtuar në një nga periudhat më të suksesshme të tyre, në sezonin 2009-2010, kur edhe fituan Kupën e Shqipërisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments