Sebastian Gonzales Zela është futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi 25-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Comerciantes Unidos, për të nisur një të re me durrskaët.

Zela është një futbollist me prejardhje nga Peruja. Ndërkohë që ka luajtur edhe 8 ndeshje me Peru U23 duke shënuar 1 gol. Gjatë gjithë karrierës ka luajtur në vendlindje me ekipe si Sport Boys, Alianza Lima, San Martin dhe Ayacucho.

Në krahun tjetër Teuta finalizon afrimin e radhës. Këtë merkato “Djemtë e Detit” kanë qenë mjaft aktiv pasi kanë transferuar lojtarë si, Florian Përgjoni, Gentian Selmani, Harallamb Qaqi, Albi Doka dhe Arlis Shala.

“KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin peruan Sebastian Gonzales Zela, i cili është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës blu. Lojtari është prezantuar ditën e sotme dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi.

I lindur më 6 dhjetor 1999, Gonzales vjen nga skuadra peruane Comerciantes Unidos, ku gjatë sezonit të fundit ka regjistruar 15 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 3 asistime. Ai gjithashtu ka qen pjesë e përfaqësueses U23 të Perusë, çka dëshmon për cilësitë e tij në nivel ndërkombëtar.

Me një gjatësi prej 1.86 metrash dhe me pozicion natyral si qendërsulmues, Gonzales pritet të shtojë më shumë alternativë dhe cilësi në repartin ofensiv të Teutës. Klubi beson se afrimi i tij do të jetë një vlerë e shtuar për formacionin dhe objektivat e sezonit të ri”-shkruhet në.